Prurjet e mëdha të lumit Mat, bënë që uji të futej në kanalin e Klosit i cili e ka veprën e marrjes nga ky lum. Kjo bëri që kanali të tejmbushej me ujë si pasojë edhe të rrjedhjeve të tjera që merr gjatë rrugës. Ndërkohë, pustetat e shkarkimit nuk e përballuan dot sasinë e madhe të ujit, duke bërë që ai të vërshojë drejt bizneseve apo banesave në disa zona. Ndërkohë familjet e rrezikuara nga përmbytja, kanë njoftuar autoritetet vendore, të cilat ndërhynë për të normalizuar situatën. Përgjegjësi i Zyrës së Mbrojtjes Civile në Bashkinë Klos, Nerim Dema tha se shkak për tejmbushjen e kanalit të Klosit ishin shirat e pandërprera prej më shumë se 12 orësh. Megjithatë, sipas tij, tashmë situata është nën kontroll pasi janë hapur shkarkuesit në të gjitha zonat e rriskuara.
Me ndaljen e reshjeve situata në kanalin vaditës të Klosit do t’i rikthehet totalisht normalitetit.