Kampionati i kategorisë së parë në futboll do të nisë javën e ardhshme. Federata Shqiptare e Futbollit ka hedhur shortin në muajin Korrik ku janë përcaktuar edhe ndeshjet e fazës së parë të sezonit futbollistik 2024 – 2025.
Kalendari e ka vënë Burrelin përballë ish ekipit të trajnerit Ditmar Bicaj. Skuadra matjane do të luajë në transfertë ndeshjen e parë të sezonit me ekipin e Flamurtarit të Vlorës.
Megjithatë, kjo përballje do të jetë paksa e vështirë edhe për vetë trajnerin Bicaj i cili ka dhënë kontributin e tij tek Luftëtari deri para se të bëhej numri një i pankinës matjane. Gjithsesi, skuadrat sapo janë riformatuar dhe pritet për tu parë se çfarë grupesh kanë ndërtuar dhe se si do ta përballojnë garën në këtë kategori e cila është vështirësuar për shkak të uljes së numrit të ekipeve pjesmarrëse.
Në javën e parë me 24 Gusht do të përballen: Kukësi – Erzeni, Flamurtari – Burreli, Vora – Apolonia, Korabi – Lushnja, Pogradeci – Kastrioti dhe Valbona – Besa.