Kabinat elektrike në qendrat e banuara janë kthyer në një problem serioz në zonën e Dibrës. Fakti që shumë prej tyre nuk kanë elementët e duhur të sigurisë, ka bërë që banorët të jenë në rrezik. Kjo është kabina elektrike e fshatit Obok në Njësinë Administrative Maqellarë në Bashkinë Dibër. Siç duket edhe nga pamjet, këtë kabinë e kanë mbuluar ferrat, ndërsa derën e ka të hapur. Banorët shprehen se institucionet përgjegjëse nuk e kanë marrë mundimin për ta siguruar atë dhe se shpeshherë ju është rrezikuar jeta, kryesisht fëmijëve pasi ndodhet ngjitur me rrugën dhe shumë afër banesave. Sipas banorëve sa herë ka reshje shirash atyre ju stakohet energjia për shkak të ujit që hyn brenda.
Nga ana tjetër banorët e Obokut kërkojnë marrjen e masave pasi e paguajnë rregullisht energjinë e harxhuar, ndaj kërkojnë përmirësimin e cilësisë së furnizmit me rrymë elektrike nga OSHEE.