Kryeministri Edi Rama ka sqaruar edhe njëherë të gjithë qytetarët që e pyesin lidhur me skadimin e mjeteve të identifikimit. Rama u ka servirur një shkresë sqaruese të firmosur nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Në shkresë thuhet se do të njihen të gjitha mjetet e identifikimit, apo edhe një certifikatë, e cila mund të printohet në portalin e-Albania.
“U lutem të gjithë atyre që ankohen, pyesin, komentojnë për kartat id që janë jashtë afatit kur duan të shkojnë në bankë, të mos përtojnë të lexojnë këtë shkresë se tek e tek të gjithëve nuk u shpjegoj dot të njëjtën gjë! ID konsiderohen të gjitha të vlefshme, mjafton të printoni nga kompjuteri juaj apo në kompjuterin e bankës një çertifikatë të freskët nga e-Albania. Aman derman lexojeni,”-shkruan Rama.