Në Dhjetor të vitit 2017, 13 anëtarë të familjes Deda në tre kurorë, në fshatin Fullqet të Bashkisë së Klosit, mbetën në qiell të hapur pasi gjithçka u shkrumbua nga flakët. Këta familje edhe sot e kësaj dite janë pa një çati. Njëra prej tyre jeton me qera në Klos, të cilën ja paguan bashkia prej 3 vitesh. E vetmja ndihmë deri tani është ajo e marrë në vitin 2018, 100 mijë lekë të rinj të miratura nga Këshilli Bashkiak i asaj kohe. Prej 3 vitesh ata janë në pritje të dëmshpërblimit nga Agjensia e Mbrojtes Civile në Tiranë që dikur emërtohej si Emergjencat Civile. Dosja e këtyre familjeve vijon të jetë atje. Vera Deda thotë se jetesa në këtë banesë është bërë e pamundur pasi jo vetëm nuk ka kushtet më minimale, por çfarë bie jashtë bie edhe brenda. Të ardhurat e vetme që kanë janë ato që marrin ndihmë ekonomike, pasi bashkëshorti i saj që dikur punonte në minierë është aktualsiht papunë, pasi janë mbyllur minierat.

Dritan Deda jeton me bashkëshorten dhe 4 fëmijët në kushte të vështira ekonomike. fëmijët kërkojnë një strehë normale, ashtu siç e kanë bashkëmoshatarët e tjerë.
Familja Deda shpreson që instancat shtetërore apo ato humanoitare do ta ndihmojnë për ta nxjerrë nga kjo gjendje tejet e vështirë me të cilën po përballen.