Rrugët që janë nën inventarin e Autoritetit Rrugor Shqiptar thuajse të gjitha shfaqin të njëjtat problematika. Prej më shumë se tre muajsh një ndër rrugët më kryesore ajo nacionale Skuraj – Burrel është kthyer në problematike për shkak të mungesës së mirëmbajtjes, duke bërë që edhe ferrat apo barishtet të dalin në asfalt.
Por kjo nuk është rruga e vetme që ka të njëjtën problematikë. Edhe rrugë të tjera që janë nën varësi të ARRSH kanë thuajse të njëjtat problem. Edhe në aksin Burrel – Komsi që është në inventar të Autoritetit Rrugor Shqiptar mungon mirëmbajtja siç duhet.
Barishtet apo ferrat anash rrugës po dalin thuajse në asfalt, duke bërë që të pengojnë fushëpamjen e drejtuesve të automjeteve.
Po ashtu, edhe kanalet kulluese anësore janë të mbushura me barishte apo ferra, duke bërë që në rast të reshjeve të shiut, uji të përfundojë në asfalt.
Jashtë kameras drejtuesit e automjeteve shprehen se detyra e autoriteteve përgjegjëse është të kontrollojnë firmat që mirëmbajnë rrugët nëse e bëjnë punën e tyre apo jo pasi paguhen me taksat e shqiptarëve.

https://www.youtube.com/watch?v=b5BPyLDRJfM