Klos. Jetojnë në një çadër që pas 26 nëntorit. Familja Hoxha kërkon ndihmë nga shteti

Share

Situata e krijuar nga virusi korona e zbehu disi situatën e vështirë të cilën kishte shkaktuar tërmeti shkatërrues i 26 Nëntorit të vitit të kaluar në vendin tonë. Shumë familje të cilave ju dëmtuan banesat nga lëkundjet e atij tërmeti vijojnë të jetojnë në çadër. Megjithëse tashmë vëmendja më e madhe është tek Covid-19, këta familje janë me sytë nga shteti për tju rindërtuar banesat. E tillë është edhe familja Hoxha nga fshati Bejn i Klosit. Bashkëshortët Mersim e Kimete Hoxha, thonë se prej 5 muajsh po qëndrojnë në çadër pasi banesa e tyre ka dalë totalisht jashtë funksioni. Ata thonë se janë ndihmuar në situatën e koronavirusit, por presin që tju ndërtohet banesa e re, pasi nuk mund të jetojnë gjithmonë nën çadër. Vetë Kimetja është e sëmurë dhe se kushtet në të cilat jeton aktualisht janë të papërshtatshme për të. Si kjo familje janë edhe shumë familje të tjera të cilat po përballen me vështirësi të mëdha në këto kohë, ndonëse duhej të shqetësoheshin vetëm për virusin, ata mbajnë shpresën se do tju rindërtohen banesat e prishura nga tërmeti i 26 Nëntorit të vitit të kaluar.

Read more

Local News