Në kuadër të javës evropiane të lëvizshmërisë e cila zhvillohet çdo vit nga data 16 deri me datë 22 Shtator, Njësia e Koordinimit Europian dhe Ndihmës së Huaj pranë Bashkisë Mat sëbashku me sektorin e arsimit pranë kësaj bashkie kanë zhvilluar një sërë aktivitetesh sensibilizuese. Java u mbyll këtë të martë me pedalimin me biçikleta nga të rinj të qytetit për të dhënë mesazhin e lëvizjes pa makina e cila ndikon në uljen e ndotjes në mjedis. Specialistja e Njësisë së Koordinimit Europian dhe Ndihmës së Huaj pranë Bashkisë Mat pranë Bashkisë Mat, Lumturie Koka tha se me këto aktivitete është përcjellë mesazhi i duhur edhe tek qytetarët që të përdorin sa më pak makinat dhe lëvizjet brenda qytetit t’i bëjnë me biçikleta ose në këmbë.

Qëllimi i aktiviteteve si ky i pedalimit është të vërë në qendër të vëmendjes publike rëndësinë e transportit me emetime zero dhe të frymëzojë njerëzit dhe autoritetet të ndërmarrin hapa të rëndësishme për një kontinent me zero emetime të CO2 deri në vitin 2050.