Në kuadër të javës së infermierit në shqipëri, Urdhëri i Infermierit në Qarkun Dibër nëpërmjet përfaqësuesve të tij në Mat zhvilloi disa aktivitete. Fillimisht në qendër të qytetit të Burrelit, në bashkëpunim me Zyrën e Shërbim – Promocionit pranë DSHP Mat, infermier të shërbimit spitalor e atij parësor u zhvilluan vizita falas për qytetarët e Burrelit, për hipertensionin, matje glicemie dhe oksigjeni në gjak.
Më pas, një pjesë e infermierëve nisur edhe nga dita ndërkombëtare e talasemisë dhuruan gjak në bankën e gjakut pranë spitalit “Xhavit Mara” në Burrel.
Zëvendëspresidentja e Urdhërit të Infermierit për Qarkun Dibër, Miranda Lala, tha se nëpërmjet aktiviteteve u dha mesazhi jo vetëm se infermieri është heroi i heshtur, por edhe se ai kontribuon duke dhuruar gjak për të shpëtuar jetë:
Aktivitetet në kuadër të javës së infermierit do të vazhdojnë, deri me datë 12 Maj.