Njësia Administrative Lurë në Bashkinë Dibër po përballet me probleme të shumta prej afro 10 ditësh. Si pasojë e reshjeve të shumta të shiut një zonë në fshatin Krej Lurë ku dhe kalon rruga Lurë – Rrëshen është mbushur plot me ujë duke e kthyer në një liqen me një gjatësi më shumë se 2 km. Banorët tregojnë se dy furgonë që trasportojnë pasagjerët drejt Tiranës kanë ardhur deri aty dhe nuk kanë mundur të kalojnë përroin, kanë zbritur pasagjerët më këmbë. Ndërkohë mjetet e mbuluara nga uji kanë qëndrojnë nën ujë prej 3 ditësh.
Për të parë nga afër situatën në Lurë ishte vetë ish deputeti i PD Xhemal Gjunkshi i cili denoncoi mungesën e vëmendjes së strukturave të qeverisjes vendore e qendrore.
Nga ana tjetër banorët thonë se janë të izoluar prej më shumë se një muaji. Rrugët janë të pa kalueshme si nga Dibra ashtu edhe nga Rrësheni. Ato tregojnë se janë pa energji elektrike prej afro 10 ditësh. Në Lurë nuk ka asnjë elektriçist ndaj u duhet që të mobilizohen vetë banorët.