Komisioneri propozon fletën e votimit me emër, ja si do të jetë e Qarkut Dibër
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi këtë të enjte modelin e fletës së votimit që do të përdoret në zgjedhjet e 25 Prillit.
Në përfundim të shqyrtimit, Komisioneri vendosi miratimin e fletës së votimit për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, për çdo qark, në formatin landscape, duke e përshtatur sipas numrit të kandidatëve madhësinë e fontit të shkrimit dhe stilizimet e logove. Fleta do të ketë numrin dhe emrat e kandidatëve. Më herët ky format është kundërshtuar nga Partia Sacialiste, e cila ka kërkuar që ky variant të mos miratohej. Por nga ana tjetër PD, ka thënë se forma e paraqitur nga PS synon fshehjen e kandidatëve të saj pas numrit. Në fund kryekomisioneri Ilirian Celibashi vendosi të miratojë propozimin e PD. Por direkt pas këtij vendimi, PS e ankimoi në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve.
Tani pritet vendimi i këtij komisioni për të parë nëse do të qëndrojë apo jo vendimi i kryekomisionerit Celibashi.