Shembja e teatrit kombëtarë të dielën ka ngjallur edhe reagimin e qytetarëve në mbarë vendin. Qytetarët e Bulqizës janë të ndarë në lidhje me këtë ngjarje e cila tashmë ka marrë vëmendjen edhe të ndërkombëtarëve. Disa shprehen se si godinë e vjetër duhej shembur, ndërsa të tjerë shprehen se mënyra se si ajo u shemb ishte e turpshme. Ata shprehin mbështetjen e tyre ndaj protestave që po zhvillohen nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, duke kërkuar vazhdimin e tyre. Godina e Teatrit Kombëtar i shemb të dielën rreth orës 4 e 30 minuta të mëngjesit. Ndërkohë pati përplasje mes mbështetësve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe policisë. Të Hënën, u zhvillua një tjetër protestë në Tiranë, ndërsa ajo e radhës është planifikuar të mbahet të mërkurën në orën 17:30.