Partia Socialiste e Shqipërisë duket se është në mision për të afruar sa më shumë anëtarë ose ish anëtarë të partive rivale.

Ky fenomomen duket se është shtrirë në të gjitha qarqet e vendit.

E para që hapi serinë e merkatos elektorale të PS, ishte Ediola Brahaj, deputete nga lista e Lëvizjes Socialiste për Integrim e cila po bën një fushatë elektorale aktive në krah të Bledi Cucit drejtues politik në Gjirokastër.

Sipas informacioneve që vijnë edhe deputeti me origjinë matjane Halit Valteri mund ti bashkohet PS.

Kujtojmë që Valteri ka qenë pjesë e PD deri në vitin 2019 ku zgjodhi të merrte mandatin e deputetit ndryshe nga koleget e tij demokrat.

Halit Valteri është me origjinë nga fshati Vinjoll i Matit dhe është stërnipi i Beqir Valterit, atentatorit të mbretit matjan Ahmet Zogut