Pesë muaj më parë, minatori Fiqiri Karaj do të humbiste jetën teksa ndodhej nëntokë në një nga galeritë e zonës D të minierës së Bulqizës. 49 vjeçari ka pënë pas tre vajzat dhe bashkëshorten. Ai ishte personi i vetëm që siguronte të ardhura për familjen, ndërsa sot nuk e kanë më këtë mundësi. Fatbardha Karaj tashmë kryefamiljare shprehet se institucionet shtetërore qofshin ato lokale apo qëndrore nuk po e ndihmojnë, ndërsa ndihma e vetme që ka marrë deri tani e ka marrë nga firma tek e cila i punonte bashkëshorti.
Sipas Fatbardhës të ardhurat e vetme janë 3600 lekë të rinj që merr vajza e vogël dhe pensioni i invaliditetit i vajzës së madhe, por ato janë të pamjaftueshme për t’i krijuar kushtet e nevojshme një familjeje. Banesa në të cilën jetojnë aktualisht është në gjendje tepër të keqe, ndaj dhe apeli i Fatbardhës shkon për institucionet që ta ndihmojnë apo t’i gjejnë një punë.