Ka një vdekje të shtatë në Itali nga koronavirusi. Lajmi për vdekjen e një 84 vjeçari, i shtruar në spital në Giovanni XXIII në Bergamo ishte se  një person i moshuar që kishte shfaqur edhe patologji të tjera, sipas  një zyrtari të Lombardisë.

Kryesisht vitkimat në vendin fqinj janë të moshave të vjetra ndërsa diçka e tillë nga përllogaritjet janë konstatuar edhe në Kkinë, shteti ku edhe u konstatua fillimisht epidemia.

Viktima e minutave të fundit u shtrua në spital në kujdesin intensiv dhe më pas, u testua pozitivisht për virusin, u transferua në Sakon në Milano ku vdiq.

Në konferencën për shtyp të mesnatës, komisioneri i urgjencës Angelo Borrelli foli për 219 raste totale të konfirmuara të koronavirusit në Itali, ndërsa gjatë ditës së sotme shiofrat e të regjistruarve si të prekur janë rritur ndjeshëm deri në 230 persona, raportojnë mediat italiane, transmeton Faxweb.al.

Për momentin, pra, ka 169 të infektuar në Lombardi (përfshirë 6 viktima), 18 në Emilia Romagna, 4 në Piemonte dhe 3 në Lazio (çifti kinez në Spallanzani dhe studiuesi i dorëhequr). Nga 213 pozitive, 99 janë të shtruar me simptoma në spital, 23 janë në kujdes intensiv dhe 91 në izolim në shtëpi.

Në Veneto, rastet e konfirmuara të koronavirusit u rritën në 32, kundër 27 sa ishin në mëngjes mëngjes: 24 pacientë nga grupi Vo ‘Euganeo, 4 raste nga Mirano dhe 4 raste në Venecia.

(Burimi FAXWEB.AL)