Në kërkim nga policia për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, ” Kanosja për shkak të detyrës” si dhe ndërtim pa leje, ish-kryetari i këshillit të Qarkut të Kukësit, Abedin Oruçi përplaset sërish me policinë.
Ndërsa këta të fundit e kanë ndaluar sot, Oruçi raportohet të ketë nxjerrë armën dhe të ketë dëmtuar të paktën 5 policë.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se Oruçi është larguar nga vendngjarja menjëherë. Në vend ndodhen 2 prokurorë dhe forca të policisë së Kukësit.
NJOFTIMI NGA PROKURORIA E KUKESIT
Më datë 20.10.2020, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, ka nxjerrë urdhër ndalimi për shtetasin Abedin Oruçi, 54 vjeç, banues në Kukës, i dyshuar për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, ” Kanosja për shkak të detyrës” si dhe “Pushtimi i tokës” . Mësohet se po punohet për kapjen e shtetasit.