Tirana nuk ka humbur kohë dhe ka emëruar trajnerin e ri të skuadrës, i cili do të marrë drejtimin që nga dita e sotme. Ashtu siç edhe pritej, Julian Ahmataj është trajneri i ri i bardhebluve, duke qenë se palët kanë arritur sot marrëveshjen dhe kanë rënë dakord për kushtet e kontratës.

Diçka të tillë, e konfirmoi për “VipSport.al”, presidenti Refik Halili i cili pranoi se Ahmataj do të jetë trajneri i ri i bardhebluve. Në këtë mënyrë, Ahmataj realizon një nga dëshirat që kishte prej kohësh, duke qenë se emri i tij është lakuar shpesh herë për të qenë në krye të stolit bardheblu.

Sezonin e shkuar, ai ishte pjesë e Luftëtarit dhe arriti të mbante bluzinjtë në Kategorinë Superiore, teksa në fund u përjashtua nga presidenti për shkak të humbjes ndaj Tiranës në Kupë. Si për ironi, Ahmataj do të debutojë pikërisht ndaj Luftëtarit, ish-skuadrës së tij. /Erjon Allaraj-VipSport.