Besëlidhja ka si synim këtë sezon që të provojë të ngjitet në Kategorinë Superiore dhe duket se ka një projekt shumë ambicioz. Përgatitjet për sezonin që nis pak javë më vonë, kanë nisur që tani dhe si fillim, është emëruar trajneri i ri.
Në krye të stolit lezhjan, do të vihet Elvis Plori i cili e njeh shumë mirë këtë kategori. Vetë Plori pak ditë më parë, shprehej se e sheh veten si “baba i Kategorisë së Parë”, duke iu referuar suksesit që ka në këtë kategori. Dy sezone më parë, ai arriti të ngjiste Kastriotin në Superiore.
Pas ngjitjes, gjërat nuk po shkonin mirë me skuadrën që kishte mungesë rezultatesh dhe pavarësisht se kryesia i dha besim, Plori vendosi të jepte dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës. Tashmë mbetet të shihet se si do të reagojë skuadra lezhjane nën drejtimin e Plorit