Minatorët e Bulqizës prej 30 vitesh presin që tju miratohet statusi, por ende kjo nuk ka ndodhur. Shumë minator të dalë në pension janë të zhgënjyer nga politika pas viteve 90-të pasi asnjë nga forcat politike nuk e ka mbajtur angazhimin për miratimin e statusit të minatorit. Ish minatori Ramazan Islami i cili ka punuar 39 vite nën tokë, merr sot 26 mijë lekë të rinj pension. Por kjo shumë sipas tij nuk mbulon shpenzimet më bazike të familjes. Megjithëse në këtë moshë, Ramazani tregon se muajt e verës i kalon në male duke mbledhur bimë medicinale, në mënyrë që të ndihmojë familjen. I zhgënjyer nga të gjitha forcat politike në vendin tonë, Ramazan Islami thotë se nuk do të shkojë të votojë pasi asnjëra nga palët nuk e miratoi statusin e minatorit që do tju siguronte pension më të madh.
Por ndryshe nga zgjedhjet e më parshme, me 25 Prill do të garojë në Qarkun Dibër për deputet një minator, Elton Debreshi.