Ish-minatorët: Pensioni s’na mbyll muajin. Kjo klasë politike duhet larguar

Ish-minatorët: Pensioni s’na mbyll muajin. Kjo klasë politike duhet larguar

Të moshuarit Osman e Lime Alliu nga lagjja “Tejzall” i Fushë Bulqizës punojnë çdo ditë në bujqësi. Edhe pse ata janë pensionistë pasi kanë punuar në minierën e Bulqizës, deklarojnë se në fund të muajit duhet të marrin lekë borxh pasi nuk i mbyllin dot shpenzimet me pensionin. Në këto kushte, e vetmja alternativë që ju ka mbetur është bujqësia. Ata sfidojnë temperaturat e nxehta për t’ju shërbyer kulturave bujqësore që kanë mbjellë. Çifti i pensionistëve nga Fushë Bulqiza deklarojnë se mbështesin totalisht protestën qytetare që zhvillohet prej më shumë se dy javësh në Tiranë. Ata shprehen se kjo protestë është e vonuar dhe se e gjithë klasa politike duhet larguar pasi e ka lënë vendin në varfëri. Çifti i pensionistëve Alliu shpreson se protesta qytetare do të ndryshojë totalisht Shqipërinë, për të shkuar aty ku ajo e meriton.