Statusi i Dhurata Çupit në facebook

Vendi në mjerim. Demokracia drejt falimentit. Drejtësia pa drejtësi. Korrupsion në cdo zyrë shtetërore. Oligarkët të zhytur në luksin e oborrit te kryeministrit. Qytetarët e thjeshtë dalin në mëngjes për punë dhe kthehen të vdekur pranë familjeve. Terrori ndaj qytetarëve me litar në fyt për cdo taksë, oferta për ta nën zero. Asnjë fjalë nuk thuhet për këto nga kryeministri i propagandës . Kryeministri e ka mendjen te Teatri sepse nga aty mund të gjenerojë miliona euro korrupsion. Kryeministri e sheh Shqipërinë përmes shkrimeve të paguara për turizmin pa turizëm në Shqipëri.
Te gjitha energjitë e këtij pushteti janë të fokusuara për të mbrojtur aferën e radhës ndërsa si mjet përdor propagandën me ngjyra nga telajo e kryeministrit.