Ish deputeti Enkelejd Alibeaj ka njoftuar ndarjen nga jeta të të atit. Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ai shkruan:
“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta, pas një lëngate të gjatë të babait tonë Lutfi Alibeaj, në moshën 82 vjeçare. Njeriu që pati një jetë plot vuajtje e sakrificë, e që u mundua të na rrisë dinjitozë e me emër të mirë!
Iku duke na lënë nje boshllëk që na mbetet, me shpresën se kujtimi, emri i mirë dhe respekti për të, të na lehtësojë dhimbjen!