l Pas mbushjes së gropave pak ditë më parë në të gjithë aksin rrugor nacional Skuraj – Burrel, firma e cila mirëmban këtë rrugë ka nisur punën për sinjalistikën horizontale. Prej dy ditësh i gjithë aksi prej 36 kilometrash po vijëzohet të paktën në ndarjen e karrexhatës në dy pjesë, që do të orjentojë edhe drejtuesit e mjeteve për korsinë e tyre të lëvizjes. Duhet theksuar se kjo ndërhyrje ka ardhur pas shumë vitesh pasi në të ka mungurar duke vënë në rrezik drejtuesit e mjetetve sidomos gjatë udhëtimit në orët e natës. Ndonëse një pjesë e sinjalistikës horizontale është p-lotësuar më në fund, problem vijon të mbetet ajo vertikale. Në shumë zona të rrezikshme apo kthesa, mungojnë tabelat orjentuese apo kufizuese të shpejtësisë. Me plotësimin edhe të kësaj sinjalistike, atëherë mund të themi që parametrat e sigurisë në këtë rrugë janë rritur.