Interi ka zbarkuar në Stamboll dhe i ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve për 90 minutat më të rëndësishme të sezonit. Ndeshja transmetohet ne platformen digitale te Mat Televizion.
Që nga triumfi i fundit kanë kaluar 13 vjet. 13 vjet pritje që zikaltrit do të kërkojnë t’i japin fund sonte në mbrëmje, ndonëse detyra për t’u bërë nuk është nga më të lehtat. Veç të tjerave, para finales, Interi ka gjetur mbështetjen nga ish-ët e vet dhe nga lojtarë që e dinë se si fitohet një Champions dhe çfarë duhet bërë për të fituar një Champions.
ZANETI – “Këto janë momente të ndryshme nga atëherë kur luaja vetë futboll. Interi i atëhershëm ishte një skuadër më e pjekur dhe me lojtarë me një personalitet të shkëlqyer. Ishim në mbyllje të një cikli ku kishim fituar gjithçka në Itali. Na mungonte vetëm triumfi në Europë për t’i vënë kapakun. Ndaj mbrëmja e 2010-ës në Madrid mbetet e paharrueshme për të gjithë ne”.
LUSIO – “Në zemrën time është gjithmonë kujtimi i vitit 2010, ndaj shpresoj që Interi mund ta ngrejë sërish këtë trofe. Interi mund ta bëjë, ata janë një ekip me shumë forcë e cilësi. Nuk ka kundërshtarë të pathyeshëm, kjo është e qartë”.
ROBERTO KARLOS – “A e mbështes Interin? Mos harroni, Interi ishte skuadra ime e parë në Europë, apo jo? Do të jetë një ndeshje e vështirë për Sitin, Interi e meritoi të ishte në finale, do të shohim një ndeshje të mirë. Nëse Interi ka motivimin, ata mund të jenë kampionë. Ata duhet të jenë plotësisht të përqendruar për të mos humbur, shpresojmë të shohim një Inter të fortë. Por është një finale e Ligës së Kampioneve”.
SEDORF – “Interi është një klub që e ka fituar Championsin disa herë, historia ka rëndësi dhe Mançester Siti nuk mund ta thotë këtë. Siti tregoi forcë, aftësi dhe teknikë kundër Realit, ata fituan me meritë Premier Ligën dhe Kupën FA, por kjo nuk do të thotë asgjë. Duhet të luash një finale e cilaështë një ndeshje shumë e veçantë”.
MATERACI – “Interi është gjithçka për mua. Nuk do tëndalem kurrë së falënderuari Interin dhe tifozët e tij për atëqë më kanë dhënë. Kam dhënë shumë, por ata më kanë dhënë shumë më tepër. Ky ekip, si ai i vitit 2010, ka dëshirën të jetë bashkë dhe jetojmë si familje. Ndeshja nuk mund të parashikohet, nuk mund të them që fiton më i miri, sepse çdo gjë mund të ndodhë në një finale të drejtpërdrejtë, por shpresoj që kupa të kthehet në Milano”.
MAIKON – “Arritja në finale është magjike, ata tashmë kanë bërë historinë. Do të jetë një ndeshje e vetme, është një mundësi për të mos e humbur. Për të fituar duhet mentaliteti i duhur, të gjithë e kanë teknikën, taktikat janë tashmë tëqarta. Mendoj se Interi është i përgatitur, kanë gjithë sezonin që e presin një finale të tillë.