Interi është eliminuar nga Champions League, pas humbjes 1-2 përballë Barcelonës në fushën e tyre. Zikaltërit kishin gjithçka në dorën e tyre, mjaftonte të mposhtnin Barcelonën dhe rezultati i Borussia Dortmund përballë Slavia Prague nuk do të kishte aspak rëndësi.
Por, në vend që të triumfonin, të besuarit e Contes mposhten 1-2 nga ekipi B i Barcelonës, që kishte ardhur në Milano për turizëm. Carles Perez dhe Ansu Fati shënuan për Barcelonën, ndërsa Lukaku shënoi golin e barazimit provizor.