Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave në vendin tonë tregojnë një tkurrje të popullsisë së Qarkut Dibër në 5 vitet e fundit. Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT në vitin 2017 në Qarkun Dibër kishte 125.579 banorë, në vitin 2018 kishte 120.987 banorë, në vitin 2019 kishte 118.948, në vitin 2020 popullsia në Qarkun Dibër ishte 115.857 banorë, në vitin 2021 ishin 113,683 banorë dhe në vitin 2022 qarku Dibër përbëhej nga 109,585 banorë.

Statistikat tregojnë se Qarku Dibër ka një tkurrje të popullsisë me 16 mijë banorë në 5 vitet e fundit.

Sipas INSTAT, largimet nga ky qark janë migruese dhe emigruese, banorë që janë zhvendosur në zona të tjera të vendit tonë dhe ata që janë larguar jashtë vendit.

Rënie të numrit të popullsisë vihet re edhe në qarqet e tjera të vendit tonë, si në Berat, Gjirokastër, Korç, Kukës e në Fier. Rritjen më të madhe e ka qarku Tiranë ku në 5 vitet e fundit është rritur me rreth 60 mijë banorë.