Blektorët apo të gjithë banorët e Njësisë Administrative Zerqan por jo vetëm në Bashkinë e Bulqizës, kanë një pikë të tregtimit të qumshtit, duke ju shmangur kështu rropatjeve nëpër tregje. Dritan Cani ka ndërtuar një baxho të përpunimit të produkit të qumështit ngjitur me rrugën nacionale në hyrje të njësisë Administrative Zerqan. Cani thoptë se ideja për të ndërtuar këtë baxho, i është dhënë nga një mik i tiji, ndërsa më pas ka bërë të mundur ndërtimin e objektit dhe nisjen e funksionimit. Sipas Dritan Canit, tashmë në baxhon e tij e sjellin qumështin edhe blektor nga jashtë Bulqizës, ato të fshatrave të Dibrës që janë ngjitur me Gjoricën e Shupenzën. Pronari i baxhos, shtoi se ka ndërmend ta zgjerojë aktivitetin e tij duke patur parasysh edhe kërkesat në rritje që kanë banorët e Shupenzës, Maqellarës etj. Nga ana tjetër ai shton se ndihma e shtetit ndaj tij ka qenë zero.
Sipërmarrësi Dritan Cani thotë gjithashtu se produktet që nxjerr nga baxhoja e tij shkojnë jo vetëm në tregun e Bulqizës por edhe të Tiranës.