Bulqiza vijon të mos ketë një pikë të grumbullimit të mbeturinave inerte e për pasojë ato hidhen në natyrë të hapur e kryesisht buzë rrugëve nga subjektet ndërtimore apo privatët.
Situatë problematike po krijohet në afërsi të Qafës së Buallit në segmentin e rrugës së Arbrit. Intertet këtu po hidhen prej muajsh por nuk ka asnjë masë të marrë deri tani. Ndërtues të ndryshëm apo privat i hedhin këto mbetje në hyrje të rrugës së rre të Arbrit që të çon për tek tuneli i Qafës së Buallit.

Jashtë kameras banorët që lëvizin në këmbë përgjatë kësaj rruge shprehen se inertet hidhen nga ndërtuesit që operojnë në qytetin e Bulqizës të cilët gjatë rikonstruksionit të objekteve të ndryshme, nxjerrin këto materiale.
Veç mbetjeve të ngurta, këtu janë depozituar edhe mbetje plastike apo prej gome, të cilat herë pas here digjen nga persona të papërgjegjshëm.

Situata mund të agravojë më tej nëse pushteti vendor aty nuk ndërhyn për t;i larguar dhe për të përcaktuar një pikë të përhershme të depozitimit të këtyre mbetjeve.