Hedhja e inertëve në vende jo të përshtatshme është shtrirë pothuajse në të gjithë vendin.

Këtu jemi në aksin rrugor Bulqizë-Peshkopi. Sic shihet dhe në pamje inertet janë hedhur pranë zonave të banuara, rrugëve kombëtare dhe në shtratin e lumit

Banorët janë të shqetësuar për këtë situatë, ata kërkojnë që të ndërhyhet pasi inertet po hidhen në lumë dhe po shkaktojnë dëme të serioze te uji që ata e përdorin për arsye të ndryshme.

Banoret kërkojnë të merren masa urgjente nga ana e institucioneve, ndërsa njëri prej banorëve tha se inertet po hidhen nga persona që nuk banojnë në zonë.