Është inaguruar këtë të martë terreni sportiv i shkollës 9-të vjeçare “Ali Metra” në Komsi. Pjesë e ceremonisë së inaugurimit të këtij investimi ishte Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj, si dhe ambasadori i Sllovakisë në vendin tonë, Albin Otruba. Kryebashkiaku Malaj falenderoi ambasadën sllovake në vendin tonë e cila ka mbështetur bashkinë me financimin e dy projekteve të tilla, i pari që ishte për shkollën 9-vjeçare “Mustafa Gjestila” dhe i dyti për terrenin sportiv të shkollës së Komsisë. Malaj shtoi se investimet në këtë shkollë do të vijojnë, pasi me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit do të bëhet edhe rikonstruksion i përgjithshëm i godinës.

Nga ana e tij, ambasadori sllovak, Albin Otruba tha se ndjehet i lumtur që ka kontribuar në Shqipëri për rritjen e cilësisë së kushteve në arsimimin e brezave të rinj.

 “Jemi shumë të lumtur që kemi kontribuar për këtë fushë futbolli. Dhe është kënaqësi për ne sepse e dimë sa e rëndësishme është për fëmijët që të kenë hapsira të tilla, jo vetëm për aktivitete sportive por gjithashtu që ata të socializohen, takojnë shokë etj. Shpresoj që bashkpunimi jonë me bashkinë të vazhdojë edhe në të ardhmen”.

  Terreni sportiv i sapo inaguruar në Komsi, do t’ju shërbejë jo vetëm nxënësve të shkollës 9-të vjeçare “Ali Metra” për zhvillimin e lëndës së edukimit fizik, por edhe aktiviteteve të ndyshme në bashkëveprim me komunitetin e zonës.