Pas disa bashkive të mëdha KQZ ka çertifikuar mandatin edhe për Bashkinë e Klosit.

Një ditë më parë kryetari i Bashkisë Klos i dalë nga zgjedhjet e 30 Qershorit, Ilmi Hoxha, ka marrë miratimin e mandatit edhe nga gjykata e Matit.

Klosi është e para bashki në Qarkun Dibër që i është konfirmuar mandati nga gjykata. Ndërkohë për bashkitë e tjera kryetarët e dalë nga 30 Qershori pritet t’i marrin konfirmimet e mandateve në ditët në vijim.

Ndërkohë KQZ ende nuk ka çertifikuar rezultatet për këshillat Bashkiak.