I diplomuar në degën e zooteknikës dhe Veterinarisë, 30 vjeçari Gerald Shahi nga fshati Bellovë i Dibrës ka vendosur të mos largohet nga vendi i tij. I riu thotë se do të merret vetëm me këtë sektor për të cilin është diplomuar pasi më shumë se një mënyrë për të siguruar të ardhura ekonomike, ai e ka edhe si pasion. Një tjetër vendim që ka marrë i riu është edhe të mos punojë për të tjerë, qoftë në administratë shtetërore apo në subjekte private.

Nga ana tjetër 30 vjeçari thotë se skemat mbështetëse në bujqësi janë penalizuese për ata që e nisin nga fillimi pasi nuk plotësojnë dot kushtin e numrit të lartë të krerëve që duhet për të përfituar.

Gerlad Shahi ka nisur një rrugë për të zhvilluar më shumë aktivitetin e tij që lidhet me belgtorinë e bujqësinë, duke investuar edhe në mjete agregate.

Megjithë sfidat me të cilët po përballet në punën e tij, 30 vjeçari nga Bellova e Dibrës, Gerald Shahi thotë se nuk do të largohet nga vendlindja për asnjë arsye.