Ky është Jashar Markja nga fshati Reshan i Maqellarës, i cili i është përkushtuar bujqësisë. Vetë Jashari thotë se po merret me bujqësi bashkë me vëllain e tij qoftë me blegtori e qoftë me kultivimin e tokave me kultura të ndryshme bujqësore. Jashari ka blerë vetë një mjet agregat dhe tokat e tij i punon me të. Ai shprehet se mbështetja e dhënë nëpërmjet subvencioneve është shumë e vogël, ndaj dhe shumë banorë hezitojnë të merren me bujqësi pasi kostoja është shumë e lartë. Jashar Markja shton se ka aplikuar për skemat mbështetëse, megjithëse shuma që përfiton në krahasim me shpenzimet, ai thotë se është më e vogël.
Në sezonin pranveror Jashari po bën gati mbjelljen e misrit, të cilin e përdor gjatë dimrit për blegtorinë e tij.