Banorët e zonave të thella nxitojnë të bëjnë furnizime me bazë ushqimore për një periudhë të gjatë, për shkak të masave të marra nga Covid-19. Ky është Gjok Stojani nga fshati Stojan në Njësinë Administrative Ulëz në Bashkinë e Matit.
Ai jeton 2 orë larg rrugës nacionale Burrel – Tiranë dhe furnizimin me ushqime e ka të vështirë. Ai ka dalë mëngjesin e kësaj të hëne duke e marrë bazën ushqimore me kafshë ngarkese. Gjoka tregon se edhe pse është larg zonave të grumbulluara ka vendosur të mos presë askënd si mysafir e as t’i shkojë të tjerëve. Madje edhe famijët i ka lënë në Ulëz, duke mos u bashkuar me ta.
Për Gjokën situata është shumë e rëndë për shkak të koronavirusit. Ai thotë se me vdek prej kësaj sëmundje, askush nuk të vjen në varrim, madje as transportin nuk ta bën njeri.