Kandidati i Partisë Socialiste Halit Valteri ka denoncuar një rast tepër të rëndë sipas tij.

Në videon e postur nga matjani shihet dikush i cili i djeg posterin e tij elektoral.

Statusi i Halit Valterit

Dënoj me ashpërsinë më të madhe rastin skandaloz të publikuar nga JOQ, një portal mediatik mjaft i klikuar në vend, ku tregohet djegia e një posteri elektoral, duke nxitur dhunë dhe duke mos i shërbyer stabilitetit të vendit.

Unë u bëj thirrje votuesve të mij, qytetarëve të Tiranës, Kamzës, Rrogozhinës dhe Kavajës të mos shqetësohen nga akte të tilla banditeske dhe të ulta.

Sepse, djegia e një posteri fushate, apo e të gjitha posterave që unë kam vendosur, nuk digjen nga qytetarët e këtij vendi, por nga grupe të caktura oligarkike dhe mafioze që unë për dy vite si deputet i Kuvendit të Shqipërisë i kam denoncuar me emër e mbiemër sa herë më është dhënë mundësia në Kuvendin e Shqipërisë.

Andaj, një akt i tillë, i nxitur nga krimi dhe oligarkia është një gjest i neveritshëm, një sajesë e neveritshme, që ka për synim të shkaktojë përplasje, konflikt dhe frikë tek qytetarët.

Unë prej disa muaj kam vizituar çdo cep të qarkut të Tiranës dhe asnjëherë nuk jam refuzuar nga ata, por veçse jam mirëpritur në çdo derë, biznesi, familje apo institucioni.

Mos ju përgjigjni.

Duroni deri me 25 Prill, ditën kur këta dështakë të marrin fund.

Nuk kemi kohe për të humbur me ta.

Paraqesim alternativën tonë pë zhvillimin e Shqipërisë. Asnjë shqetësim për atë që ndodhi, ngjarje e cila bën me turp çdo individ të qytetëruar dhe me dinjitet të këtij vendi.