Fermnerët e Bashkisë së Dibrës do të kenë ujë vaditës pranë të mbjellave të tyre brenda një kohe të shkurtër. Këtë e konfirmon sekretarja e Përgjithshme e Prefekturës Dibër, Donika Hysenaj. Sipas saj, bashkia po punon intensivisht për pastrimin e kanaleve ku një pjesë të tyre i ka bërë me tenderim dhe pjesën tjetër po e bën vetë.
Hysenaj shprehet gjithashtu se i gjithë sistemi vaditës në bashkinë Dibër do të jetë gati për të gjithë fermerët brenda pak ditësh.
Por deri në përfundimin e këtyre punimeve, fermerët e bashkisë Dibër duhet të përballen me temperaturat e larta që po mbajnë ditët e fundit.