Rekamë

Prej shtatë muajsh, kjo pjesë e rrugës hyrëse të fshatit Fshat, që lidh Matin me rrugën e Arbrit, vijon në gjendje të parregulluar. Shirat e rrëmbyeshëm të 3 nëntorit të vitit të kaluar bënë që tobino të mos përballonte sasinë e madhe të ujit e për pasojë pati çarje të asfaltit dhe bllokim të qarkullimit të automjeteve për disa orë.

Megjithëse kanë kaluar 7 muaj, kompania e cila e ka ndërtuar këtë rrugë, si pjesë të kontratës së ndërtimit të rrugës së Arbrit, nuk ka marrë asnjë masë më shumë. Gjendja duket se është e njëjtë, ndërsa ka nisur të zbulohet edhe puseta e thellë për shkak se zhavori i hedhur aty është marrë nga rrjedha e ujit. Drejtuesit e mjeteve dhe banorët përreth thonë se duhet ndërhyrje e menjëhershme në mënyrë që të mos përsëritet problemi i 3 Nëntorit të një viti më parë. Ata kërkojnë që kjo pjesë të rehabilitohet dhe të shtrohet me asfalt si e gjithë rruga.

Ky segment rrugor shërben për lidhjen e Matit me rrugën e Arbrit por edhe për fshatrat e Bashkisë së Klosit të cilat e kanë si alternativë të vetme kalimin në këtë rrugë.