Holanda është fituese e Eurovizion 2019. Duncan Laurence, më këngën ‘Arcade’ dërgon në Holandë trofeun e Festivalit Europian të këngës. Vota e publikut ishte përcaktuese për renditjen e këngëtarëve, pas votimit të jurive profesioniste, duke e renditur Holanden me 492 pikë në total. Në vendin e dytë në klasifikim u rendit Italia me 465 pikë ndërsa Rusia mundi të sigurojë vendin e tretë me 369 pikë.
“E mora historinë nga një person i dashur që vdiq në moshë të re. Arcade është histori për kërkimin e dashurisë së jetës”, tha fituesi i Eurovizion 2019 Duncan për fabulën e këngës. Fitorja e Duncan Laurenceshënoi herën e parë që Holanda ka fiton në Festivalin e Eurovizion që nga viti 1975.
ota e publikut ishte ajo që përcaktoi gjithcka, pasi në përfundim të verdiktit të jurive profesioniste, ishte Maqedonia e Veriut ajo që kryesonte klasifikimin.
Shqipëria u përfaqësua në këtë garë të rëndësishme të këngës, nga këngëtarja Jonida Maliqi, me këngën “Ktheju Tokës”, e cila renditi Shqipërinë në vendin e 18-të.
Juria profesioniste e vlerësoi këngën ‘Ktheju Tokës’ me 43 pikë, ndërsa 47 ishin pikët e dhëna nga publiku, duke e cuar në 90 pikë në total. Pavarësisht renditjes, Jonida Maliqi arriti të rrëmbejë duartrokitje të shumta nga publiku ndërsa ndezi skenën e Eurovizion me ngjyrat kombëtare. Pikët maksimale juria profesionistëve shqiptarë i dërgoi për Maqedoninë e Veriut.
Supriza të shumta kishte rezervuar nata e finale e Eurovizion, ndërsa spektakël dhuroi performance e yllit të muzikës pop, Madona.