Kjo është banesa e familjes Vogli nga fshati Shëngjun i Bashkisë së Klosit. Historia e kësaj familjeje është sa e rrallë aq edhe e dhimbshme. Hysen Vogli tregon se prej 2 shekujsh familja e tij ka mbetur një, ndryshe nga fiset e tjera që janë shtuar me kalimin e kohës. Në familjen e tij pasardhësit janë trashëguar të vetëm, duke mos lënë mundësinë e shtimit të fisit. Hyseni tregon se 50 vite më parë familja e tij jetonte në fshatin Kloskatund, në afërsi të varrezave dhe xhamisë së fshatit, ndërsa prej gjysmë shekulli është shpërngulur dhe jeton në fshatin Shëngjun. Për Hysenin historia e familjes së tij është enigmatike, pas humbjeve të pjestarëve të saj ndër breza, duke mbetur vetëm nga një pinjoll për brez si trashëgimtar i familjes Vogli.

Megjithë historinë e familjes së tij në këto dy shekuj, Hysen Vogli thotë se nuk do t’i braktisë trojet ku jeton aktualisht.