Familja Gjeka nga fshati Gjoricë e Epërme po rrezikohet nga çatia e banesës. Në pamundësi ekonomike për të kryer vetë një investim, kjo familje prej 3 anëtarësh kërkon ndihmën e institucioneve shtetërore dhe organizatave jo qeveritare. Ylber Gjeka tregon se vetë e ka të pamundur ekonomikisht për t’i bërë një çati të re banesës. Të ardhurat e vetme të familjes së tij janë ato që merr nga ndihma ekonomike, prej vetëm 5 mijë lekësh të rinj. në mungesë të një pune, Ylberi shprehet se gjendja socialekonomike është shumë e vështirë dhe kjo e ka bërë të pamundur që të investojë.
Edhe vetë banesa është në rrezik pasi është ndërtuar disa dekada më parë. Megjithatë, familja ka marrë parasysh amortizimin e mureve, por kërkesa e vetme e tyre është që shiu të mos ju bjerë brenda sa herë ka reshje.