Ky është Elmas Lica ish officer policie. Elmasi jeton në një banesë e cila para viteve 90-të ka qenë pronë e ish degës së brendshme. Në atë kohë, Elmasi tregon se e transferuan nga Kalaja e Dodës në Bulqizë, duke e vendosur të strehohej në këtë godinë. Ai e ka përshtatur për banesë dhe jeton prej katër dekadash në të. Elmas Lica deklaron se nuk ka konflikt me askënd dhe se banesa e tij nuk ka pretendent tjetër. Ai kërkon që ta regjistrojë si pronën e tij, por ende nuk ka bërë asgjë.
Elmas Lica kërkon nga institucionet përgjegjëse që t’i bëjnë dokumentacionin e banesës për ta patur si pronë të tijën edhe ligjërisht.