Kjo është 70 – vjeçarja Flutura Martini nga Bulqiza e cila jeton e vetme me vajzën e saj të birësuar me të ardhura ekonomike të pakta. Itinerari i çdo dite të saj është nga banesa, në stogjet e kromit të galerive të minjerës së Bulqizës. ndonëse ajo është 70 vjeçe, thotë se nuk ka asnjë mundësi tjetër për të jetuar bashkë me vajzën e saj të mitur. 10 mije lek të reja pension muajor, Flutura shprehet se nuk mund të sigurojë bukën e gojës apo të çojë vajzën në shkollë. Edhe pse rreziku për të në këtë punë është i madh ajo vazhdon të punoje,madje edhe ne keto dite te pandemise CoVid-19. Meraku më i madh i nënë Fluturës është shkollimi i vazjës 15 vjeçare, ndaj ajo sfidon moshën por edhe metalitetin e zonës dhe del në kërkim të gurëve të kromit mbi qytetin e saj. Vajza 15 vjeçare Anisa thotë që dëshiron shume që të vijojë shkollën, por ndjehet shumë keq kur shikon nënën në këtë moshë të mbledhë krom. Ditët e punës së Fluturës nuk janë të gjitha njëlloj pasi ka nga ato dit që kthehet në banesë vetëm me disa gurë krom, pa patur mundësinë të fitojë asgjë.