Histori e dhimbshme/ 86 vjeçarja Kije Çela apel për ndihmë

Share

Kjo është 86 vjeçarja Kije Çela nga fshati Patin i Bashkisë së Klosit. E moshuara jeton e vetme pasi bashkëshorti i ka vdekur rreth 40 vite më parë. Nga martesa e saj ajo nuk ka fëmijë, duke bërë që të jetojë e vetme që pas vdekjes së bashkëshortit rreth katër dekada më parë. Kije Çela thotë se ato pak të afërm që ka e ndihmojnë e ndonjëherë edhe bashkëfshatarët, por gjendja e saj vijon të jetë si mos më keq, pasi nga pensioni prej 7 mijë lekësh, 5500 prej tyre duhet t’i blejë ilaçe çdo muaj.

86 vjeçarja Kije Çela, nuk kërkon televizor e as lavatriçe, por vitet e mbetura të jetës së saj t’i kalojë në një banesë të sigurtë. Kija na tregon se banesa është drejt rrënimit dhe se ka frikë që e zë brenda. Mbulesa e saj është e dëmtuar e kur ka reshje shirash, i gjithë uji bie mbi të.

Për fat të keq banesa e Kije Çelës është e vetmuar nga banorët e tjerë, e ajo shpreh edhe një shqetësim, frikën nga sulmet e kafshëve të egra. E moshuara Kije Çela jeton me shpresën se dikush do të afrohet ta ndihmojë.

Read more

Local News