horti i hedhur në Nion ka pëcaktuar edhe rivalët e Partizanit në raundin e parë eliminator të Champions League. Nuk kanë qenë aspak me fat kampionët e Superligës, pasi goglat i kanë rezervuar një rival me të vërtetë shumë të fortë. Bëhet fjalë për kampionët e Azerbajxhanit, Karabak. Kjo skuadër ka një eksperiencë të gjatë në Kupat e Europës, ndërsa pjesë e saj deri në sezonin e fundit ka qenë edhe ish-kapiteni i kombëtares së Shqipërisë, Ansi Agolli. Partizani do të luajë ndeshjen e parë në shtëpi në datën 9 korrik, ndërsa një javë më pas do të udhëtojë drejt Azerbajxhanit për sfidën e kthimit.
Ndersa tre skuadrat shqiptare që do të luajnë në Ligën e Europës kanë njohur kundërshtarët e tyre në raundin eliminator të turneut të dytë për nga rëndësia në futbollin europian për klube. Kukësi do të përballet me Debrecen. Një rival i vështirë për nënkampionët e Superligës. Kjo pasi, skuadra hungareze më parë ka eliminuar Skënderbeun, në atë kohë kampion të Shqipërisë. Një njohje të vjetër ka rezervuar shorti për Teutën. Skuadra durrsake gjen në rrugën e saj Ventspils. Ekipi letonez luajti edicionin e shkuar kundër Luftëtarit, duke eliminuar gjirokastritët. Jo vetëm kaq, pasi kjo përballje u vendos në shenjëstrën e UEFA-s për trukime. Më i lehtë ishte shorti për Laçin. Skuadra kurbinase do të luajë në raundin e dytë eliminator të Ligës së Europës kundër izraelitëve të Hapoel Beer Sheva.