Sot shënohen plot 23-vite nga vrasja më e bujshme në historinë politike të Shqipërisë, në të paktën këto 30 vite.
23 vite më parë, më 12 shtator 1998, u ekzekutua themeluesi i Partisë Demokratike, Azem Hajdarit, një prej personazheve më të rëndësishme të atyre viteve të parë pluralizmi në Shqipëri.
‘Heroi i Demokracisë’ u vra në Tiranë pranë Selisë së asaj kohe të Partisë Demokratike. Ekzekutimi i tij konsiderohet si vrasja e shekullit duke tronditur opinionin publik dhe politikën shqiptare. Për këtë krim me burgim të përjetshëm është dënuar Jaho Salihi Mulosmani, Ismet Haxhia i cili tashmë ka lënë qelinë dhe Izet Haxhiaj ish-truproja presidentit Sali Berisha.
Por pas 21 vitesh nga ky krim, drejtësia shqiptare ende s’ka një vendim final se cila është lidhja e Izet Haxhisë me këtë krim.