35 vite burg ka kërkuar Prokuroria për Krime të Rënda për Marjana Çemtën, 21-vjeçaren që më 30 prill të 2018-ës helmoi dhe mbyti vjehrrën e saj Lirie Lami në Kamëz.
Ngjarjen e rëndë, 21 vjeçarja e ka rrëfyer para hoxhës Hysen Shehu ku tregoi se si e mashtroi vjehrrën 48-vjeç për të pirë “lëngun magjik”, I cili ishte fostoksinë, në mënyrë që ato të mos konfliktoheshin më.
Hoxha e ka regjistruar te gjithe rrefimin e MArjana Cmetes dhe me pas ja ka treguar ate Olti Lamit, djalit te viktimes I cili është edhe ish bashkëshorit I Marjana Cmetes.
Nusja me vjehrrën ishin zënë fizikisht 5 muaj para se e reja ta helmonte. Djali i të ndjerës që pas ngjarjes u divorcua me nusen, thoshte se ajo ja kishte kapur nënën për flokësh dhe e gjuante dhe se ka ndërhyrë ai për t’i ndarë.
Pasi ka parë videon e rrefimit te 21 vjeçare, vet djali I viktimes ka bërë denoncim ne prokurorine e krimeve te renda, pasi hoxha nuk e kishte raportuar ngjarjen. Ne video rrefim, e reja tregon se si I ofroi vjerrës lëng portokalli në të cilin kishte hedhur helm minjsh, duke I thene se është një lëng I përgatitur nga hoxha per ti dhene fund konflikteve mes tyre.