Implementimi i hartës së re gjyqësore në vendin tonë ishte planifikuar të bëhej me datë 1 Maj të këtij viti, por për shkak se ditën e djeshmne ishte ditë pushimi zyrtare, efekti është dhënë sot.
Gjyqtarët dhe prokurorët e Matit kanë udhëtuar këtë të Martë drejt Peshkopisë ku do të jenë në vazhdim pjesë e sistemit gjyqësor të shkallës së parë për të gjithë Qarkun Dibër.
Prej muajsh kishte nisur puna për përgatitjen e do0kumentacionit të cilin gjyqtarët dhe prokurorët do t’i transferonin në qytetin verilindor për shkak se nga harta e re gjyqësore, të gjithë prokuroritë dhe gjykatat e shkallës së parë në rrethe do të bashkoheshin me ato të vendosura në qendër Qarqesh.
Nga kjo hartë e re gjyqësore, do të mbeten vetëm 13 Gjykata të Shkallës së Parë. Gjykatat që mbyllen janë në Tropojë, Mat, Kurbin, Krujë, Pukë, Lushnjë, Kavajë, Përmet dhe Pogradec. Së bashku me to, pushojnë së ekzistuari edhe prokuroritë përkatëse.
Gjatë fazës së parë të aplikuar në muajin shkurt, u mbyllën gjashtë gjykatat e Apelit. Dosjet e tyre u mblodhën në kryeqytet, në Gjykatën e Apelit të juridiksionit të përgjithshëm.
Dritan Kurti