Hapja e gurores tek shkalla e Tujanit rrezikoi të shembë një nga urat e Rrugës së Arbrit. Disa masive të mëdha shkëmbore përfunduan në rrugë, teksa po punohej në guroren që ndodhet në shpatin e malit. Pasditen e së enjtes rruga u bllokua për rreth 3 orë si pasojë e gurëve të rënë në të. Dhjetra automjete qëndruan në pritje derisa u bë e mundur që aksi të hapej me një sens lëvizje.
Situata ka vijuar e tillë gjatë gjithë natës dhe gjatë ditës së premte, ku po vazhdon puna për largimin e inerteve të rëna mbi asfalt. Ndërsa masakra mjedisore ndodh vetëm pak kilometra të gjitha instancave të larta shtetërore e vendore, ende nga ato nuk ka asnjë reagim. Drejtuesit e mjeteve thonë se ndjehen të rrezikuar teksa lëvizin në këtë rrugë.
Një tjetër gurore e kësaj kompanie që po shkakton masakër mjedisore është edhe ajo në fshatin Kloskatund vetëm pak metra larg Urës së Vashës, për të cilën banorët kanë ngritur vazhdimisht ankesa.