Më në fund është hapur zyra e aplikimeve për dokuemntet biometrike në Komsi. Banorët e Njësisë Administrative Komsi në Bashkinë e Matit, nuk duhet të udhëtojnë më për në qytetin e Burrelit për të aplikuar për kartën e identitetit apo pasaportën biometrike, pasi kanë zyrën e tyre pranë njësisë administrative.
Nga kjo e hënë ka nisur funksionimi i Zyrës së Aplikimit për dokumentët biometrik në Komsi që pritet të lehtësojë edhe punën e zyrës në qendër.
Fundi i këtij viti ka rritur fluksin e aplikimeve për dokumentët biometrik në të gjithë vendin. Në të njëjtën situatë ishte edhe zyra e aplikimeve në qytetin e Burrelit e cila duhej të përballonte gjithë Bashkinë e Matit.
Me hapjen e zyrës në Komsi dhe shtimin e një specialisti në Burrel, pritet që situata e radhëve të gjata të normalizohet.