Një ditë para festës së Shëngjergjit, festë kjo tradicionale për zonën e Klosit, tregu i frutaperimeve është riaktivizuar. Por ajo që ra në sy, ishte mungesa e tregut të gjësë së gjallë. Megjithëse aty nuk ka më asnjë shenjë të këtij tregu, blektorët e Klosit e përdorin ambjentin. Por ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit, nuk kishte bagëti në shitje. Në të gjithë tregun, ishte vetëm një qengj që priste të shitej. Vetë blektorët thonë se kjo situatë nuk mbahet mend kurrë në prag të festës tradicionale të Shëngjergjit. Tregu i gjësë së gjallë në Klos është hequr nga aty ku ka funksionuar tradicionalisht por ende nuk është vendosur se ku do të ringrihet.